OSBE: Në 48 orët e fundit janë dëgjuar 253 shpërthime në Donetsk

OSBE tha se vëzhguesit e saj kanë dëgjuar 253 shpërthime në Donetsk, i cili kontrollohet nga rebelët pro-ruse në 48 orët e fundit.

Sipas një deklarate të organizatës, shpërthimet janë shkaktuar nga armë të lehta dhe të rënda, duke përfshirë tanke dhe zjarr artilerie me kalibër të madh.

Armët e rënda, siç thuhet nga OSBE-ja, është dashur të tërhiqen nga luftimet në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar armëpushim në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk në shtator të vitit të kaluar.

Ndërkohë në luftimet në Ukrainën lindore në 24 orët e fundit janë vrarë pesë persona./TetovaSot/

Lajme të ngjashme

Back to top button