Dibra qyteti periferik i sporteleve administrative

Vite me radhë komuna e Dibrës nuk ka asnjë kompetencë si me rrymën elektrike, telekomin dhe gjykatën.
Dibra si një zonë e largët e qytetëruar dhe urbane , nuk mund te krahasohet me qytete te tjera të shtetit ndaj të gjitha kompetencat duhet të kthehen urgjentisht, vlerësojnë qytetarë të shumtë.

Një pjesë e punonjësve të këtyre institucioneve janë transferuar nëpër qytete të tjera, përderisa të tjerët që kanë plotësuar kushte të tjera janë larguar nga këto institucione.
Deri më tani janë minimizuar kompetencat e më shumë insitucioneve si  EVN i  cili është shndërruar në një qendër  vetëm për pagesa, selia gjindet në Strugë.

 Në ambientet e Telekomit maqedonas kanë mbetur vetëm dy të punësuar , njëri prej tyre  punëtor i thjeshtë  dhe tjetri teknik, selia rajonale gjindet në Ohër, dhe nëse ata gjinden në pushim atëherë ky institucion është i mbyllur.

Të minimizuara janë edhe kompetencat e Gjyqit themelor, selia kryesore për pyetje, të dhëna, padi, akte e të tjera janë në Gostivar.
Në anën tjetër  sektori i mëparshëm i Drejtorisë për të hyra publike tanimë nuk është asgjë tjetër përveç një sportel tatimor ,ndërkaq  selia kryesore gjendet në Tetovë.

Qytetarët dibran  janë tejet të revoltuar dhe të shqetësuar nga marrja e kompetencave të institucioneve shtetërore  të lartpërmendura. Për një problem, pyetje apo edhe një vërtetim duhet të presin me ditë ose të marrin rrugën për në Tetovë, Strugë, Gostivar etj.

Qytetari nga Dibra, Kadri Klloboçishta thotë se në vend të decentralizimit, tani më së shumti kemi centralizim , për shkak të reduktimeve të kompetencave që po bëjnë nëpër institucione. Ne jemi hallexhinj dhe kërkojmë dokumentacione të ndryshme për nevojat tona, por këtë duhet ta bëjmë nëpër qytetet e  tjera.

Lajme të ngjashme

Back to top button