Tre institutet shqiptare, konferencë për Isa Boletinin

Nën patronatin e Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, në Prishtinë do të organizohet Konferenca shkencore: “Isa Boletini në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare”. Bashkëorganizatorë të kësaj konference, janë tre institutet shqiptare në trekëndëshin Prishtinë-Tiranë-Shkup: Instituti i Historisë i Prishtinës, Instituti i Historisë i Tiranës dhe Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve Shkup, dhe kjo është hera e parë që në këtë format bashkëpunojnë këto tre institucione shkencore në hapësirën shqiptare.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë gjithsej 24 studiues të njohur të historisë sonë kombëtare, ndërsa nga ITSHKSH do të merr pjesë me kumtesë Dr.Sevdail Demiri.

Drejtori i ITSHKSH-së, Dr.Skender Asani, është pjesë e Këshillit organizues të konferencës, bashkë me Prof.dr. Sabit Syla, Akademik Beqir Meta, Prof. dr. Sabile Keçmezi – Basha dhe Akad. assoc. Marenglen Verli.

Konferenca i zhvillon punimet në Prishtinë, më 5 qershor 2015, në Sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku pritet të merr pjesë edhe kreu më i lartë i Republikës së Kosovës.

Kjo konferencë shkencore u paraprinë aktiviteteve për rivarrimin e eshtrave të heroit kombëtar Isa Boletini në vendlindjen e tij më 10 qershor 2015.

Lajme të ngjashme

Back to top button