Dita botërore për luftë kundër pirjes së duhanit

Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH) dhe partnerët e saj çdo vit më 31 Maj, e shënojnë Ditën botërore për luftë kundër duhanit, duke i potencuar rreziqet shëndetësore lidhur me përdorimin e duhanit dhe duke i promovuar politikat efektive për zvogëlimin e përdorimit të duhanit.

Të dhënat statistikore tregojnë se një cigare e pirë e shkurton jetën për 12 minuta.

Sipas të dhënave të OBSH-së në botë duhan pijnë 1,1 miliard njerëz prej të cilëve 200 milionë janë gra. Gjashtë milionë njerëz vdesin nga duhani, mes tyre 60.000 duhanpirës pasivë.

Në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar përafërsisht 700.000 duhanpirës, duke harxhuar në vit 11 tonë cigare ose 5,5 kilogramë duhan për një banor.

Ndikimi negativ i cigareve dhe tymi i cigareve direkt është i lidhur me shumë sëmundje serioze. Efektet negative të shëndetit i detyrohen rreth 2.500 toksinave të përmbajtura në duhan dhe rreth 4.000 substancave të përmbajtura në tymin e cigareve. Të paktën 250 prej këtyre kimikateve janë toksike, ndërsa më shumë se 60 prej tyre janë të njohura si kancerogjene.

Pasojat e përdorimit të duhanit janë kancer në mushkëri, kancer në fyt dhe në zbrazëtirën orale, sëmundje të zemrës dhe sëmundje të enëve të gjakut dhe në tru, bronkit kronik, sëmundje kronike joinfektuese dhe shumë të tjera. Pirja pasive (thithja e tymit nga ato që pinë cigare) e rrit rrezikun e atyre që nuk pinë duhan nga kanceri në mushkëritë e bardha dhe rrezikun nga sindromi i vdekjes së papritur te foshnjat.

Motoja vjetore e Ditës botërore për luftë kundër pirjes së duhanit është “Stop për tregtinë e ndaluar me prodhime të duhanit”. Me rastin e ditës botërore për luftë kundër duhanit në vitin 2015 u bëhet thirrje vendeve të punojnë së bashku që të pengohet tregtia e ndaluar me prodhime të duhanit. Tregtia e ndaluar është problem global, nga aspekti i shëndetësisë, legjistlativit, ekonomisë dhe udhëheqjes së politikës dhe korrupsionit.

Sipas informatave të marra nga shërbimet doganore ndërkombëtare, 1 në 10 cigare të harxhuara është furnizuar në mënyrë ilegale.

Komisioni Evropian vlerëson se tregtia e ndaluar me duhan i kushton Bashkimit Evropian dhe anëtareve të saj më shumë se 10 miliardë euro në vit humbje të taksave dhe të të ardhurave doganore.

Me qëllim të ballafaqimit me këtë problem në nëntor të vitit 2012, bashkësia ndërkombëtare e ka pranuar Protokollin për eliminimin e tregtisë së ndaluar me prodhime të duhanit, si protokoll i parë i OBSH-së në kornizat e Konventës kornizë për kontroll të duhanit (WHO FCTC).

Dita botërore për luftë kundër duhanit shënohet prej vitit 1987

Lajme të ngjashme

Back to top button