Zaevi e mundi LSDM, radhën e ka Gruevski

Sonja Kramarska, kolumnë-“ Nëse Zaevi e fiton LSDM, do ta mundë edhe Gruevskin”, Utrinski Vesnik
Hendikepi i Zaevit qëndron te fakti se derisa në VMRO-DPMNE  luajnë boritë për zgjedhje, ai është i detyruara të luftojë beteja brenda në partinë e tij.

Gjorgji Spasov, kolumnë-“ Politika e Gruevskit çon kah ndarja e Maqedonisë”, Utrinski Vesnik
Qysh prej ditës që u bë lider i partisë, Gruevski sistematikisht  krijon kushte për zhdukje të mundur të shtetit Maqedonas, dhe realisht u ndihmon përfaqësuesve të nacionalizmit Grek.

Ognen Maleski, kolumnë-“ Festë pagëzimi”, Utrinski Vesnik
Ti japim shansë diplomacisë që nëpërmjet asaj që shkolla e vjetër e quan “diplomaci sekrete” ta punon së pari në shtëpi, e mandej edhe në skenën ndërkombëtare.

Goran Mihajlovski, kolumnë-“ Shok posttraumatik”, Vest
Tërë bota është tronditur se Amerikanët i kanë përgjuar liderët botëror. Te ne  akoma nuk u paraqit informacioni se a i kanë përgjuar tonët. Sikurse NSA ka nevojë edhe tonët ti përgjojë. Kjo do të ishte si veten ta përgjojnë.

Biljana Sekulovska, kolumnë-“ Vetëcensurim- në mënyrë të vet”, Vest
Pres që kolegët më të rinj për disa vite nuk do të dijnë as për gazetarët Aleksandar Çomovski, Erol Rizaov, Branko Triçkovski dhe shumë tjerë, nëse heqin dorë  nga profesioni dhe nga të gjithë ne, dhe vendosin të pensionohen.

Katerina Neshkova, koment-“ Joqeveritarë nga LSDM”, Dnevnik
Bollëk i  ushtarëve qytetarëve maqedonas ndërtuan karriera, e besa edhe fituan edhe të holla ( përmenden me miliona euro) duke pretenduar se pavarësia ( në kuptim partiak) është maja e vargut intelektual. Çfarë intelektualë të pavarur, për lakmi.

Darko Janevski, kolumnë-“ Edhe seks edhe virgjëri”, Dnevnik
Shumë gjëra të papërshtatshme u treguan për rastin me Kezharovskin, por duket se një nga atom ë tragjiket dhe qesharaket njëkohësisht, është ajo e një nga portaleve me intencë të behët deri në vdekje serioz se ka pasur shtypje ndërkombëtare, e gjyqi ka punuar si ka deshtë. E si të punojë?

Branko Triçkovski, kolumnë- “Maqedonia, shtet i cili nuk është shtet”, Sloboden peçat
Ne jemi “apashhane”, që fillon të ndërtojë rrugë pasi që do ti shfrytëzojë të gjitha mundësitë tjera për grabitje! Shtet pa substance! Maqedonia është mesatarja e fituesve  të çmimeve të saja qesharake: asgjë- që paraqitet kur zeros ia ndroni medalet!
Shumë shpejtë ekipi i arç-dukës Sharlo do ti sjellë mostrat e racës së Goces në situatë të thonë se të tjerët duhet ti thërrasin ashtu si duhet ti thërrasin, mirëpo nuk do të ketë kush ti thërrasë, sepse ata që thonë ti thërrasin ashtu si thërriten janë një kategori shumë e mbivlerësuar! /Portalb

Kapixhik zgjedh komentet dhe kolumnat e botuara në botimet e shtypit ditor dhe javor në gjuhën maqedonase. E shtune- e diel, numër 170, 2-3 nëntor 2013

Lajme të ngjashme

Back to top button