Allegri i kundërpërgjigjet Seedorf
Bossi i Milanit, Massimiliano Allegri i është kundërpërgjigjur Clarence Seedorf, duke thënë se ai nuk kishte përgjegjegjësi për të gjitha vështirësitë e Holandezit.
Asi i Botafogos në një intervistë ka deklaruar se ai është larguar nga San Siro për shkak të Allegrit, i cili nuk kishte besim në formën e tij.
“Është një thënie e vjetër nga Giulio Andreotti[ish-Kryeministri Italian]: fuqia i tensionon ata që nuk e kanë. Banka rezervë e Milanit bën presion tek ata që nuk kanë fuqi”, u shpreh 46-vjeçari.
“Ai tha se ka luajtur në të gjitha ndeshjet e rëndësishme, që do të thotë se i besova atij. Prandaj, nuk mendoj se unë isha shkaku i të gjitha vështirësive të tij”