Polakët votojnë për presidentin

Polonia voton sot në raundin e dytë për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Raundi i parë më 10 maj, vuri në pozita thuajse të barabarta presidentin aktual, Bronislav Komorkovski dhe rivalin e tij konservatorin, Andrezej Duda. Asnjëri prej tyre nuk arriti të merrte 50% e votave në këtë proces.

Sipas anketimeve kreu aktual i shtetit Komorkovski, aktualisht në pushtet, ka një favor të lehtë përballë rivalit të tij, për shkak se ai është një mbështetës i hapur ndaj politikave pro BE-së. Ndërkohë sa i takon qëndrimit ndaj situatës në Ukrainë dy liderët, kanë të njëjtën qasje kundër Rusisë. Një tjetër avantazh për kreun aktual të shteti është dhe rritja ekonomike që po kalon aktualisht Polonia.

Lajme të ngjashme

Back to top button