“Ta pastrojmë Kosovën”: Disa vullnetar u motivuan nga thëniet e profetit Muhamed

Nisma “Let’s do it” dhe iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën”, për të katërtin vit radhazi e kanë organizuar fushatën njëditore për t’i larguar mbeturinat në tërë Republikën e Kosovës.

Përkundër motit me shi i cili ka mbizotëruar të premten, këtij organizimi i janë bashkangjitur me mijëra vullnetarë, në të gjitha komunat e Kosovës.

Por, disa nga vullnetarët kanë përdor si moto (në këtë organizim) thëniet e profetit Muhamed për rëndësinë që ka kujdesi ndaj ambientit ku jetojmë.

“Heqja e gjërave të dëmshme nga rruga, është bamirësi”, shkruante në fanellat e tyre. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button