Tokmaku për ilegalin car Dushan akoma pa dënim

Miroslav Grçev, kolumnë –“ Jeta në çerdhe “frikacakësh”, Sloboden Peçat
Maqedonasit të cilët e preferuan jetën “normale” në “çerdhe fikacakësh” të DPMNE dhe të Gruevskit janë fajtorët më të mëdhenj  për fatin e pupullit.

Toni Naunoski, kolumnë, -“ Tokmaku akoma pa dënim”, Dnevnik
Si është e mundur që me mijëra harxhues buxhetor të cilët janë të punësuar në funksion të zbatimit të rendit publik, edhe pas dëshmive të këqija, të mos paraqesin kallëzime penale kundër atyre që thyenin me çekiç?

Erol Rizaov, kolumnë – “Rekuiem në parlament”- Utrinski Vesnik
Deputetët në parlament, posaçërisht kur e sjellin buxhetin se si do të harxhohen paratë popullore, gjithkund në botë kanë debate të mëdha, grinden, e ndonjëherë edhe rrahen. Vetëm sigurimi mundet të i ndajë. Askush nuk guxon të hyjë nëse nuk është i ftuar. Policia dhe ushtria më së paku.

Ilija Dimovski, kolumnë – “Parlamentin e bënë si stadion futbolli”, Dnevnik
Mbledhja e komisionit mbikëqyrës në parlamentin e Maqedonisë tregoi se në atë shtëpi çdo kush ka mundësi të paraqitet dhe të diskutojë, e të flet çka të do, edhe të ofendojë, dhe manipulojë.

Sllobodan Najdovski, kolumnë – “ Virgjëria e humbur politike”, Utrinski Vesnik
Nëse mësohet nga përvoja, atëherë mbledhja e fundit e komisionit mbikëqyrës trego se vetëm diskutim i mirë i organizuar, me qëllim të  qartë të përcaktuar me kohë, mundet të jep razultat pozitiv. Në të kundërtën loja vetëm vazhdohet.

Aleksandra M. Mitevska, editorial – “Fjalim retrospektiv i Ivanovit”, Utrinski Vesnik
Kryetari  i cili me vite nuk pati këshilltar për siguri, dhe vetëm një ose dy herë e ftoi këshillin për sigurim, dje lajmëroi se prioriteti i tij më i madh është sigurimi i paqes, stabilitetit dhe sigurisë.

Hristo Ivanovski, kolumnë – “ Mbeturinat e Evropës lindore dhe parimet e BE”, Dnevnik
Nuk ka kurrfarë dorëza diplomatike, nuk ka asgjë të mbështjellë me celofan – punët tregohen në mënyrë të drejtpërdrejtë, vulgare, pa tekst. Ndërsa mesazhi është – Rumunët, Bullgarët dhe para së gjithash, Romët nuk u pëlqejnë.

Antonio Spasev, koment – “Mjegulla politike e frenon Soçin” Dnevnik
Maksimën olimpike “ Më shpejtë, më lartë, me fuqishëm” këtë herë e praktikojnë disa politikanë duke u garuar se kush do ta mashtrojë ose ulë suksesin, por edhe punën e atij që mendon ndryshe. Mos vallë Olimpiada që mbahet në kohë të ftohtë duhet ta kthejë luftën e ftohtë?

Lajme të ngjashme

Back to top button