Komandant Baruti doli kundër BDI-së

Xhemail Lamallari, i njohur me nofkën Komandant “Baruti” akuzon sekretarin shtetëror të Marrëveshjes së Ohrit për korrupsion.

Xhemail Lamallari, që është invalid lufte, në kohën e luftës të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ka qenë komandant i batalionit, i emëruar me grada ushtarake Major me 22.07.2001 në Sllupqan, i cili ka pasur edhe Njësinë speciale “Baruti”, gjithashtu pjesëmarrës aktiv prej ditëve të para edhe në luftën e Kosovës dhe luginën e Preshevës, i plagosur disa herë dhe tepër rëndë në Nikushtak, ku ka humbur disa pjesë të trupit dhe që njeh më së miri çdo familje të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës së vitit 2001 në zonën e Karadakut, në profilin e tij në Facebook akuzon sekretarin shtetëror Ejup Halimi për korrupsion, ku ndër të tjera shkruan: Ejup Halimi, sekretar shtetëror i Marrëveshjes së Ohrit, e ka shndërruar këtë post për t’u pasuruar. Ai ua merr kandidatëve prej 3.000 – 5.000 euro për punësim. I indinjuar nga veprimet e këtij beslaguni: Pyes hapur dhe publikisht se trashëgimtare e kujt është BDI-ja? Si ka mundësi këtij popullit shumë të vuajtur me ja bërë kështu dhe nga kush, nga një funksionar që pretendon që partia e tij është trashëgimtare e luftës tonë çlirimtare. Ejup Halimi duhet urgjentisht të përjashtohet nga BDI-ja, kuptohet nëse BDI-ja do që ta quaj veten se është trashëgimtare e UÇK-së. Nëse BDI-ja vazhdon me këso njerëz, nuk ka dyshim se vendin do ta ketë në greminë sikurse e kanë pasur partitë tjera që kanë manipuluar me idealet e popullit shqiptar në Maqedoni. Ejup Halimi, ky matrapaz, hajdut, gënjeshtar dhe dilinxhi nuk mundet kurrë me dinjitet pasi i mungon dinjiteti njerëzor për t’i prezantuar shqiptarët e Maqedonisë në qeverinë e Nikolla Gruevskit. Kur unë si pjesëtar i tri Luftërave Çlirimtare ankohem për këtë HAJDUT, por populli jonë i thjesht sa ankesa duhet t’i mbajë të heshtura nga frika e këtyre që manipulojnë me gjakun e dëshmorëve! Me përjashtim të një numri simbolik, tepër simbolik, në listën e të punësuarve kohëve të fundit, të gjithë të tjerët janë emra dhe mbiemra të baballarëve komunist, të atyre që e kanë lënë këtë popull sot në greminë dhe në mëshirën e fatit, edhe pse shumë familje të dëshmorëve, invalidëve dhe luftëtarëve të vërtetë kanë aplikuar në këtë konkurs. O, Zot, ruaje popullin tonë prej këtyre hajdutëve të uritur për para.” Ky reagim vjen nga një veteran i UÇK-së, që kurrë nuk ka qenë në struktura partiake, jeton me një dhomë në qendër të Shkupit dhe i cili as që ka konkurruar në këtë konkurs, por i indinjuar nga sjelljet e Ejup Halimit dhe ankesat e shumta nga familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, e kanë detyruar të shkruaj këtë status në profilin e tij në facebook. /BS/

Lajme të ngjashme

Back to top button