Thellimi i krizës mund ti rrit kamatat

Mundësia se mund të paguajmë kamata më të larta për borxhet që janë bërë periudhën e kaluar ka shkaktuar shqetësime te qytetarët sepse ato edhe sot mezi përballojnë çmimet e larta dhe rroga të ulëta. Ato thonë për REL se janë befasuar nga paralajmërimet e fundit.

“Pasi që i kemi rrogat shumë të ulëta ne kemi marr kredi që ti mbulojmë harxhimet. Edhe dy persona pot ë punojmë nuk ka shanse, gjithçka është shumë e shtrenjtë edhe rryma edhe uji, gjithçka’, deklaroi një qytetarë i anketuar.

Më herët guvernatori i Bankës Popullore DImitar Bogov deklaroi se kriza mund të ndikojë në rritjen e kamatave.

Sipas Bogov kriza politike mund të ndikojë që më pak investitorë të vijnë në vendin tonë dhe kjo do të sjellë të ardhura më të ulëta.

“Kriza do të fillojë nga ndërmarrjet, do të kalojë tek bankat do të ketë më pak investime harxhimet do të jenë më të vogla dhe do të ketë zvogëlim të rrogave”, deklaroi Bogov.

Lajme të ngjashme

Back to top button