Rikthehet Sokol Balla: Çfarë nuk të vret dot, të bën më të fortë…
Kështu e ka rinisur programin e tij në “Top Story” gazetari Sokol Balla. Pas pezullimit më 23 prill, për shkak të një videoje intime të përhapur në internet të drejtuesit të këtij emisioni “Top Story” rivjen në ekranin e Top Channel, sërish në drejtimin e Ballës: “Çfarё nuk tё vret dot, tё bёn mё tё fortё. Ja ku jemi sёrish bashkё… në kohën e duhur, në vendin e duhur, në ekranin e duhur”, – tha Balla, në hyrje të emisionit, duke sfiduar në mënyrë indirekte ata qё i nxorёn nё publik videon e tij intime pak javё mё parё.
Fushata zyrtare për zgjedhjet e 21 qershorit, e cila ka nisur zyrtarisht sot, sipas Ballës, është njё fushatё qё fsheh tё panjohura, por e njohura e panjohur ёshtё Tirana. Zgjedhjet nё Tiranё kanё qenё gjithmonё specifike, pasi kush ka kontrolluar Tiranёn, ka kontrolluar gjithё Shqipёrinё. Por nga Tirana kanё dalё edhe fatet e liderёve tё sotёm”,- ka thënë Balla në nisje të emisionit të sotëm, duke prezantuar edhe mysafirin e parë të këtij sezoni, kandidatin e majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj. Tashmë, “Top Story” do të vijojë rrugën e vet disavjeçare. Një nga mediat më të fuqishme të vendit nuk ka pranuar të humbasë shikueshmërinë që sjell ky program në muajin më të nxehtë politik të vitit. |