Merkel: Ukraina nuk mund të anëtarësohet në BE pa përmbushur kushtet e nevojshme

Kancelarja gjermane Angela Merkel, vuri në dukje se Ukraina nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Europian pa përmbushur kushtet e nevojshme për tu afruar me standartet e BE-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Merkel në një fjalim në Bundestag tha se: “Ukraina më parë duhet të përmbushë kushtet e parashikuara dhe të afrohet me standardet e BE-së”. Ajo ka folur edhe për procesin e lehtësimit të vizave për qytetarët e Ukrainës, ku ajo ka theksuar se: “Lehtësimi i vizave do të jetë i mundur me plotësimin e të gjitha kushteve. Në lidhje me këtë nuk do të dalë vendim deri në fund të vitit.

Gjithashtu Merkel ka pohuar se Rusia në një kohë të afërt nuk do të përfshihet në G-7 dhe ka theksuar se “për sa kohë që Rusia do të vazhdojë duke mos pranuar vlerat e të drejtës ndërkombëtare dhe për sa kohë që ata nuk do të veprojnë në përputhje me këtë, as që mendohet rikthimi në formatin G-8”.

Merkel ka shtuar më tej se G-7 është një bashkësi që ndan të njëjtat vlera, në të cilën përfshihen e drejta ndërkombëtare dhe respektimi i integritetit territorial të shteteve ku Rusia me aktin e saj në Ukrainë nuk përputhet me këtë.

Ndërsa ministri i Jashtëm i Ukrainës, Pawel Klimkin, në një deklaratë në gazetën “Die Welt” kishte kërkuar për vendin e tij një perspektivë të qartë të anëtarësimit në BE.

Klimkin në samitin BE-Partneriteti Lindor i cili do të mbahet ditën e sotme me kryeqytetin e Letonisë në Riga kishte theksuar se ai dëshironte siguri absolute që Ukraina është e përshtatshme që të jetë anëtar i Bashkimit Evropian dhe vendi i tij ka një nevojë urgjente për perspektivë të BE-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button