Kumanovë, Besnik Ajdini arrestohet për armë dhe fishekë të gjetura në shtëpinë e tij

Familjarët e Besnik Ajdinit, i arrestuar në ditën kur u zhvillua aksioni policor në Kumanovë, i kanë mësuar tashmë arsyet e arrestimit të kryefamiljarit të tyre. Ata e vizituan Besnikun, në ambientet e paraburgimit. Ai është njohur me arsyet e arrestimit, tre ditë pas mbajtjes në paraburgim. Sipas familjarëve, Besniku është arrestuar për shkak të gjetjes së një arke me fishekë dhe armëve në shtëpi, njofton Alsat-M.

Ende nuk është ndërmarrë asnjë hap nga Qeveria për ndihmë të kumanovarëve. Familjarët vazhdojnë të enden nëpër shtëpi të ndryshme, kryesisht tek të afërmit. Ata apelojnë që t’ju gjendet vendstrehim dhe t’u paguhet qiraja, ashtu sikurse premtoi qeveria në vendimin për kompensim.

Lajme të ngjashme

Back to top button