Sot bëhet identifikimi i të vrarëve në Kumanovë, ata nuk kthehen në Kosovë

Sjellja e trupave në Kosovë nga morgu i Shkupit do të ndodh ditëve në vazhdim. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka paralajmëruar se sot do të bëhet identifikimi i 8 shtetasve të Kosovës të vrarë në përleshjen e armatosur të 9 majit në Kumanovë.

Burime pranë kësaj ministrie kanë theksuar për portalin Indeksonline, se familjarëve nesër do t`u mundësohet të bëjnë identifikimin e trupave të 9 të vrarëve të Kosovës, ndërsa njëri nga të vrarët e vetëm që është identifikuar është nga Maqedonia, gjegjësisht Shkupi dhe se ai i është dorëzuar familjes dhe është kryer ceremonia e varrimit.

Sipas këtyre burimeve, sjellja e trupave në Kosovë nga morgu i Shkupit do të ndodh ditëve në vazhdim.

Në luftimet e Kumanovës mbetën të vrarë 10 persona, nëntë ka ta ishin shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë, derisa në burg po mbahen 21 të tjerë.

Të vrarët në Kumanovë janë: Xhafer (Hysen) Zymeraj nga Prizreni, i lindur në vitin 1972, Beg (Miftar) Rizaj nga Prekolluku i Deçanit, i lindur në vitin 1977, Mirsad (Osman) Ndrecaj nga Gjakova, lindur në vitin 1979, Valon (Selim) Kabashi nga Opterusha e Rahovecit, i lindur në vitin 1985, Turgaj (Mehmet) Gashi, i lindur në Prishtinë në vitin 1978, Samid (Bajram) Kastrioti, i lindur në Zojz të Prizrenit në vitin 1975, Hysen (Latif) Rushiti nga Vushtrria, i lindur në vitin 1965, Fatlum (Kadri) Vishesella, i lindur në Rufc të Ri të Lipjanit në vitin 1983; Arben (Qerim) Rexhaj nga Ferizaj i lindur në vitin 1971.

Lajme të ngjashme

Back to top button