‘Kumanova’, ministri i Brendshëm serb: Mos i quani terroristët, çlirimtarë!

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq deklaroi në samitin që u mbajt në Tiranë kundër terrorizmit se lëvizje që kanë si mjet dhunën, si ajo në Kumanovë, nuk duhet të quhen lëvizje çlirimtare.

“Unë nuk mund t’ia lejoj vetes që organizata të tilla terroriste të quhen lëvizje çlirimtare”, tha Stefanoviq. “T’i quash çlirimtare ato lëvizje do të thotë që të maskosh ekstremizmin”, shtoi ai më tej.

Stefanoviq tha më pas për mediet serbe se Shqipëria dhe Serbia duhet të bashkëpunojnë mes vete për të garantuar stabilitet në Ballkan dhe të luftojnë terrorizmin.

Ministri serb theksoi se Serbia është duke bërë hapa madhorë në drejtim të garantimit të lirive dhe të të drejtave të shqiptarëve në Preshevë dhe treva të tjera që ndodhen në territorin e Serbisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button