Bisedimet VMRO-LSDM kanë zgjatur deri në orën 3:30 të mëngjesit

Bisedimet mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së në Strasburg kanë zgjatur më shumë se 10 orë.

Bisedimet që janë udhëhequr në Strasburg ndërmjet delegacionit të VMRO-së me në krye Nikolla Gruevskin dhe delegacioni i LSDM-së me Zoran Zaevin, janë ndërprerë në orët e hershme të mëngjesit diku rreth orës 3:30, dhe secili delegacion ka dalë nga hyrje të ndryshme nga Parlamenti Evropian.

Rreth përmbajtjes së bisedimeve ende nuk është thënë asgjë.

Sot pritet që të dy partitë të dalin me nga një deklaratë me shkrim.

Ivo Vajgel, pas daljes nga ndërtesa, shkurt, pa praninë e kamerave deklaroi se takimi nuk është mbajtur për kot dhe se ja vlejti mbajtja e takimit.

Në delegacionin e VMRO-së kanë marr pjes Martin Protuger, Nikolla Todorov, Nikolla Popovski, Sasho Mijallkov dhe Vllatko Gjorçev.

Në delegacionin e LSDM-së ishin Zoran Zaev, Renata Deskoska dhe Robert Popovski.

NGa BE ishin, Ivo Vajgel, Eduar Kukan, Riçar Houit dhe Johanes Han.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Por ky delegacion i VMROse esht i perbere prej njerzeve me te koruptuar me hadute hajna te cilit tane kohen me muaj i ndexhojme ne bombat e Zaevit se dije qfar marrveshje mundet te kete me keto njerez te dobet u mungojn vetem Nikolla e Gordana dhasht zoti kure mos past marreveshje e udheheqesve shqiptar mos hyne ne keto marreveshje te pista. Sepse ketyre ju vjen ere xherizi kure mos u pastrofshin e ne pisllek ju dalte shpirti ketyve te pa shpirte

Back to top button