Mot me diell

­ Moti paradite në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa pasdite do të ketë shi të përkohshëm lokal me bubullima të rralla veçanërisht në pjesët lindore të vendit. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej nëntë deri në 16 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës prej 24 deri në 30 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira mesatare.

Në orët e pasdites do të ketë zhvillim mesatar të jostabilitetit të vranësirave. Temperatura do të arrijë deri në 30 gradë Celsius.

Të enjten do të fillojë stabilizimi i motit, derisa të premten nën ndikim të valës së re të lagështisë në orët e pasdites do të jetë moti jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, ndërsa do të fryejë edhe erë e përforcuar veriore. Temperatura pa ndryshime të mëdha.

Lajme të ngjashme

Back to top button