RDK: Nevzat Bejta shënon turpin dhe skandalin e fund vitit

RDK-ja nëpërmjet një  deklarate ka reaguar ndaj prezantimit të sotëm të raportit vjetorë të kryetarit të Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, duke neglizhuar shënimin e ditës së Komunës.

Pikërisht më 23 dhjetorë gjatë ditës së sotme Nevzat bejta ka bërë vetëm prezantimin e punës së tij, që sipas RDK-së, në këtë ditë është festuar njëkohësisht edhe dita e Komunës së Gostivarit.

Në reagimine  RDK-së, thuhet se “Komuna e Gostivarit ka bë turpin dhe skandalin e radhës duke neglizhuar tërësish ditën e Komunës së Gostivarit që për 13 vite radhazi është shënuar më 23 dhjetor, që nga 23 dhjetori i vitit 1996”.

“Dita e Komunës, 23 dhjetori është shënuar dhe festuar për 13 vite radhazi për shkak se pikërisht në këtë ditë është mbajtur seanca e parë konstituive e këshillit të Komunës së Gostivarit në kufijtë ekzistues që ka sot dhe që ka pasur  atëherë Komuna e Gostivarit.  Komuna e Gostivarit njihet me këto kufij aktual që nga periudha e vitit 1996”, thuhet në reagimin e RDK-së.

“Komuna e Gostivarit ka bërë  “zbulimin” më të madh historik duke gjurmuar dokumente “historike” dhe ka zbuluar se data që duhet shënuar dhe festuar është 29 qershor 1992 sepse sipas këtij “zbulimi” historik është kjo datë që është mbajtur konstituimi i parë i Këshillit të Komunës së Gostivarit, duke harruar tërësisht se gjatë kësaj periudhe kohore pjesë të Komunës së Gostivarit kanë qenë Komuna aktuale e Mavrovës dhe Rostushës, dhe Komuna aktuale e Vrapcishtit”, thuhet në Reagimin e RDK-së.
 
RDK-ja e konisderonë  aktin e sotëm si përpjekje të kryetarit jolegjitim sipas saj, si përpjekje për të ndryshyar datat e  veçanta historike për Komunën e Gostivarit, duke anashkaluar tërësisht ligjin, sepse për çdo ndryshim të datave është pikërisht Këshilli i Komunës së Gostivarit që vendos për ndryshimin e datave, dhe jo Nevzat Bejta.

Lajme të ngjashme

Back to top button