FLSH: Qeveria ti tërheqë ligjet për media

Fronti për lirin e shprehjes është shprehur tejet e shqetësuar për lirinë e shprehjes në media në Republikën e Maqedonisë lidhur me ngjarjet e fundit rreth propozim ligjit për media dhe marrëveshjes mes Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë dhe Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.

“Fronti për lirin e shprehjes, duke pasur parasysh qëllimet e qeverisë, me çdo kusht dhe sa më shpejtë të jetë e mundur, ta miratojë ligjin për media, shpreh shqetësimin serioz për lirin e shprehjes në vend”, thuhet në reagimin e FLSH-së.

Kjo tregon se qeveria dëshiron para festave të fundvitit në mënyrë të shpejtë dhe me dyer të mbyllura pa debat të gjerë publik dhe pa vëzhgim ndërkombëtar ta miratojë këtë ligj, thonë nga FLSH.

Njëkohësisht, nga FLSH, shprehin shqetësimin që kanë nga bashkësia ndërkombëtare dhe përkrahjen që jep ajo për miratim të shpejt të këtij ligji, sepse vet Komisioni Evropian ka porositur publikisht se duhet kohë dhe pajtueshmëri të gjerë për miratim të ligjit.

Fronti për lirin e shprehjes vlerëson se këto ndryshime do të jenë të dëmshme për lirin e shprehjes dhe do të paraqes kontroll edhe më të madh të shtetit mbi mediat.

Për këtë qëllim, Front kërkon nga qeveria ti tërheq propozim ligjet dhe të krijojë ambient për funksionimin të lirë të mediave dhe gazetarëve në Republikën e Maqedonisë.

Fronti për lirin e shprehjes është platform e gjerë e përbërë nga individë, organizata, institucione dhe grupe joformale të cilat funksionojnë si rrjet joformal me qëllim të përbashkët- ruajtjen dhe promovimin e të drejtave themelore të njeriut-lirinë e shprehjes në republikën e Maqedonisë por edhe në gjithë botën.

Frontin e përbëjnë këto organizata qytetare, Komiteti i Helsinkut për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në RM, Qendra për zhvillim të mediumeve, Metamorfozis, fondacioni për internet dhe shoqëri, Civil-Qendra për liri,Fondacioni Shoqëria e Hapur Maqedoni, OJQ Infoqendra, Koalicioni “ Të drejtat shëndetësore dhe seksuale të grupeve të margjinalizuara-Shkup, Qendra Maqedonase për arsimim europian, Publiku-Qendra për politika të reja dhe liri të mediumeve, Jadro-Asociacioni për shfaqe të pavarura kulturore, Shoqata qytetare Kontrapunkt.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button