K U M A N O V A dhe tradhtia

Beteja e zhvilluar në Lagjen e trimave e bëri Kumanovën sinonim të përmendur në të gjithë mediat e botës. Krismat në këtë lagje më kujtuan atë thënien e patriotit shqiptar Hasan Prishtina se ,,Buçitja e armëve arrin më shpejtë në veshët e Evropës,,. Por vërtetë ,duhet zbardhur të gjitha faktet se PSE BUÇITËN KËTA ARMË me 9 dhe 10 Maj?

Zatën, Kumanova është sinonimi njohur edhe për atë ku në periferi diku në një të afërme jo të largët u nënshkrua një marrëveshje historike me ndërmjetësim të komunitetit ndërkombëtar për implementimin e paqes në Kosovë. Kumanova në aspektin strategjik është nyje përmes së cilës do duhej të kalojnë shumë interesa ekonomike ,vija të bartjes së gazit ,naftës për gjithë andej. Kumanova dhe Karadaku si duket janë bërë halë në sy edhe të policisë sekrete të Maqedonisë, ndonëse për grushtin që pësuan pa ca viteve.

Për këtë ngjarje në Kumanovë tani për tani jam i mendimit se mund të flitet për shumë çka deri në zbardhjen e rastit, por më së paku apo fare s’duhet folur e shkruar për TRADHËTI. Unë në cilësi të një opinionisti tani për tani vlerësoj se s’duhet drejtuar gishtin për tradhti kah z. Ali Ahmeti,  për faktin se Pse të kishte tradhtuar ai kur vetë reflektoi për të flijuar për popullin?

Edhe shumë pyetje do të kërkojnë përgjigje për këtë ngjarje të tmerrshme për të cilën akoma nuk dihen publikisht motivet për ndodhinë e saj. Por kjo, që unë ndaj mendim në kontekst të tradhtisë, nuk nënkupton se unë nuk do të atakojë për përgjegjësinë politike dhe morale.

Thellë jam i mendimit se BDI-ja dhe Ali Ahmeti mbajnë përgjegjësi politike dhe morale për këtë ngjarje tragjike në Lagjen e Trimave, për një arsye të thjeshtë, sepse si është e mundur me gjithë atë establishment që po lavdëroheni të pozitave në dikasteret e qeverisë z. Ahmeti të mos ju informoj askush se para mes natës për në Kumanovë janë nisur suitë me qindra hermelinë dhe qindra e qindra tigra, ujqë e luana, demek për tu përballur me Ndrecajn, Krasniqin e Begun.

Zoti Ahmet ,ata pozita ose nuk din gjë, ose po ngjanë pas bizneseve të tyre ose nuk i pyet kush.

Zoti Ahmeti ju lutem, me sinqeritetin më të madh Ju vë në dijeni se Ju jeni të vënë në lajthitje nga funksionar tuaj dhe partneri i koalicionit ,sepse ju, si çdo kush tjetër nuk mundeni as fizikisht e as psiqikisht me i ditë dhe kontrolluar të gjitha proceset dhe lëvizjet. Zoti Ahmeti, mbase vetë keni konfirmuar se si çdo kund edhe në BDI nuk janë të gjithë engjëj, dhe mbase nuk janë engjëj janë DJAJË, me të cilët ju duhet pastruar.

Dhe krejt në fund, po theksojë se sistemi juridik policor i këtij regjimi këta djelmosha do ti kualifikojë, kuptohet ashtu që të rrënoje imazhin e shqiptarëve para botës si rebel e turbullues ne Ballkan, por nuk do të ia arrijnë qëllimit, sepse sajimin dhe konstruktin e policisë sekrete faktori ndërkombëtar dhe gazetaria investiguese do ta demistifikojë. Por z. Ahmeti a kishte justifikim më të madh se ky terrorizim shtetëror në Kumanovë, për ta braktisur këtë koalicion politik ? Braktisja duhej të ndodhë që moti, do të jap dorëheqje vetë Nikolla Gruevski e atëherë ai u ka braktisur juve e jo ju atë. Braktisja e vonuar do të jetë me turp më të madh.

Lajme të ngjashme

Back to top button