Ja se si mediat botërore raportojnë për protestën

Sot populli në Maqedoni dëgjohej shumë fuqishëm, të bashkuar me një qëllim, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë. – ky është lajmi i cili sot u përcjell në gjithë mediat e botës.

Një numër i madh i mediave botërore sot morrën pjesë në protestën qytetare në Shkup, ata thonë se mesazhin të cilin një zëshëm populli për dorëheqjen e kryeministrit dhe pushtetarëve e dërgoi sot është më se i qartë. Demonstruesit të bashkuar me flamuj të ndryshëm shqiptarë dhe maqedonas treguan sot unitetin e tyre.

Kritikë për mos raportimin e protestës së sotme nga ana e Televiozionit të Maqedonisë dha edhe Deutsche Presse-Agentur GmbH (Hamburg, Germany) përmes ArcaMax, të cilët thonë se kjo reflekton kontrollin e qeverisë mbi mediat të cilat e kanë të pashmangshme të raportojnë një tubim me mbi 20.000 njerëz.

BBC news bashkë me lajmin për protestën e sotme dhe ngjarjet, shkruajti se në Maqedoni bëhet luftë për pushtet.

Russia Herald dhe Sputnik International (media ruse) thonë se protestat edhe përskaj temperaturave të larta nuk u ndalën dhe se populli gjatë gjithë kohës brohoriste. Ata thonë se LSDM-ja mbështet idenë e Maqedonisë si një “anëtar i plotë i NATO-s dhe BE-së,” ide të cilat qeveria e Gruevskit i ka refuzuar.

Në fund ata thonë se zëri i cili u dëgjua sot nga populli ishte shumë i fuqishëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button