Juventusi rrëmben fitoren e Interit

Kampioni i Italisë, Juventus ka shënuar fitore në derbin kundër Interit me rezultat 2:1, duke përmbysur rezultatin.

Ndeshja ka qenë e barabartë gjatë tërë kohës, por vendimtare në këtë takim ishte një pakujdesi e portierit handanovic, i cili pësoi një gol shumë të lehtë nga Morata.

Interi kaloi e para në epërsi në minutën e 9’të me golin e Icardit, ndërsa Juve e barazoi rezultatin në 1:1 me golin e Marchisios në minutën e 42’të nga pika e bardhë.

Golin e dytë dhe të fitores për Juventusin e shënoi sulmuesi i ri spanjoll, Alvaro Morata në minutën e 83’të.

Kjo humbje zvogëlon gjasat e Interit për të siguruar një pozitë që dërgon në Europa League.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button