Rinia e fshatit Sfillare organizon turnir humanitar “Unë jam Kumanovë”

Rinia e fshatit Sfillare nga Komuna e Sarajit ka organizuar një turnir humanitar në futboll të vogël “Unë jam Kumanovë”.

Ideja e këtij organizimi vjen pikërisht nga të rinjët e këtij fshati pas ngjarjeve të fundit që ndodhën në qytetin e Kumanovës.

Turniri mbahet po në këtë fshat, ekipet pjesëmarrëse tashmë kanë zhvilluar ndeshjet e para kurse finalja e këtij turneu pritet të mbahet më datë 17 maj (e diell).

Përpos organizimit të këtij turniri, rinia ka mbledhur edhe një sasi të hollash për Lagjen e Trimave në Kumanovë që do të shpërndahen gjatë ditëve të ardhshme./ Portalb

3

1

2

Lajme të ngjashme

Back to top button