Dy ditë para protestës

Në kohrat e amullive politike për shqiptarët në Maqedoni, lind edhe nje dilemë e cila i ndan ata në përkrahës të protestave të 17 Majit dhe të tjerët të cilët kanë mendim të kundërt lidhur me këto protesta. Duke qenë se këto ditë ne, shqiptarët e Maqedonisë, kemi rastin të lexojme dhe degjojmë shumë pyetje qe rralle marrin përgjigje, une dilemën time nuk do e paraqes në formë të pyetjeve për lexuesin, por në atë te mendimit tim personal,  të pandikuar nga asnjëra nga keto dy palë.

Që nga fillimi i publikimt të përgjimeve nga ana e pushtetit, deri tani 32  konferenca shtypi, shqiptarët mbetën me shpresën se do dëgjojne për të bëmet e pjesës shqiptare në pushtet. Duke qenë e bindur se kanë për të dëgjuar shumë, unë mbetem e zhgënjyer për sasinë e informatave lidhur me rolin e elementit shqiptar (po I shmangem përdorimit të fjalës bashkëpunëtor) ne qeveri.  Unë akoma shpresoj se rastet më të ndjeshme për shqiptarët ne do i dëgjojmë, sepse kemi nevojë të shkarkohemi nga fajesia kolektive që na u mvesh në vitin 2012. Nëse e vërteta për Maqedoninë është e drejtë për të gjithë që jetojmë këtu, është e drejtë që të gjithë të kenë qasje të barabrta ndaj së vërtetës. Përveç tjerash,  kryetari I opozitës maqedone ka obligim moral që shqiptarëve t’ua shpërbleje përkrahjen  e paparë më parë të një lideri maqedon nga ana e shqipatrëve, gjë që u pa edhe ne takimin e tij me kumanovarët. Ky kryetar dhe kjo parti e reformuar me njerëz te rinjë, kanë obligim tjetër të madh ndaj nesh, kanë obligim të deshmojnë në vepër pendesën, ndërgjegjen njerëzore dhe kërkimfaljen për të kaluarën, tri gjëra të cilat duhet t’I japin drejtim hapërimit të ardhëshëm politik në Maqedoni.

Protestat e 17 Majit kanë për qëllim rrëzimin e pushtetit të qeverisur nga partia maqedone dhe ajo shqiptare. Partia e dytë e morri legjitimitetin me votat e shqipatrëve dhe jo me të maqedonëve. Nëse ishim ne ata të cilët ua dhamë legjitimitetin atyre, unë e parashtroj dilemën time, pse të mos jemi ne ata të cilët ua marrim këtë legjitimitet? Nëse qeveria përbëhet nga shqiptarët dhe maqedonët, pse shqiptarët të mos kërkojnë rrenjen e kësaj qeverie? Nuk e besoj se a ka mbetur më njeri I cili është kënaqur me politikën e ‘faktorit’ shqiptar ne Maqedoni. Mosdalja e dëshmon të kundërtën dhe legjitimon politikën akombëtare të atyre që votat I morren duke manipuluar pikërisht me elementin kombëtar.  Sa do të kemi të drejtë ne t’I shprehim pakënaqësitë tona në të ardhmen nëse në këtë moment vendimtar, jo për Maqedoninë, por për shqiptarët, ne mbetemi vëzhgues të jashtëm të fatit tonë? Kujt do i ankohemi për pozitën tonë, faktorit nderkomëtar I cili haptas po I përkrah protestat?

17 Maji po afron dhe kam frikë se, ashtu si edhe në të kaluarën, në momentet më kyçe për fatin tonë, ne I kthehemi së kaluarës duke haruar se edhe ne shumë shpejtë do bëhemi pjesë e saj. Shpresoj se cilido qoftë vendim që marrim, do jetë një dhe vetëm një herë ai I drejti.

Lajme të ngjashme

Back to top button