Ahmeti: Un nuk kam kërkuar që personat e armatosur në Kumanovë të dorëzohen (VIDEO)

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në emisionin “Rruga drejt…” në Alsat-M ka thënë se me shqetësim ka përcjellë gjitha ngjarjet në Kumanovë.

Ahmeti pasi shprehi ngushëllime për familjarët, deklaroi se ende nuk arin të kuptoj se si këta njerëz u futën në Kumanovë.

“Un nuk mundem ta kuptoj se si këta njerëz arritën ta bëjnë këtë veprim. Si mundet këta njerëz të rrezikojnë një popullatë të tërë, si mundet ta rrezikojnë jetën e tyre, cilat ishin idealet.”, deklaroi Ahmeti.

Ai pohoi se para dy javëve Sadulla Duraku është takuar me Sami Ukshinin me urdhrin e tij për të biseduar arsyen pse ato kanë sulmuar stacionin policor në Gushincë.

“Kam dërguar Sadulla Durakun pë arsyet e kësaj veprimtarie. Pas 4 orësh ka thënë se nuk është në këto lëvizje, a e ka thënë të vërtetën, nuk besoj. Ka pasur takime edhe më herët”, ka thënë më tej Ahmeti.

Ai gjithashtu deklaroi se natën e sulmit i është paraqitur dikush në telefon që nuk i është prezantuar dhe ka kërkuar ndihmë që ti shpëtojnë. Me urgjencë, sipas Ahmetit ka angazhuar ekipin e tij, ministra, bashkëpunëtorë, që të shpëtojmë dhe që të mos vriten personat që kanë qenë në luftime.

“Un nuk kamë kërkuar nga ata që të dorëzohen, ata vet e paraqitën opsionin e dorëzimit. Pas dy orësh më është paraqitur kryeministri Nikolla Gruevski, i thash që duhet të marr fund kjo përleshje pasi që kjo nuk është në të mirë të shtetit. Gruevski më tha që ai nuk beson se ato do të dorëzohen. E përsëris un nuk kam kërkuar që ato të dorëzohen, ato vet e kanë propozuar këtë, është dezinformat që Artan Grubi ka qenë në ekipin me OSBE-në në teren, Grubi ka qenë në grupin tim por OSBE ka kontaktuar me Artan Grubin në telefon. Kur është arritur marrëveshja e dorëzimit personi me të cilin un kam kontaktuar më ka thënë që gjithsej janë 30 persona, gjatë dorëzimit dolën që ishin vetëm 22 dhe kjo më shqetësoi sepse e dija që ka të tjerë të pa dorëzuar”, deklaroi Ahmeti.

“Arritëm që ti shpëtojmë edhe katër personat e tjerë por gjatë bisedës Muhamed Krasniqi ka pohuar se është i plagosur me tre plagë”, shtoi Ahmeti.

Ahmeti ka komentuar edhe ikjen e personit nga policia atë ditë.

“Për mua është shumë enigmatike ikja e personit nga policia, sepse un nuk di ndonjë rast që një person të ik  prangosur dhe me sukses të ja arrijë këtë qëllim. Un nuk e di në shërbim të kujt ka qenë ky njeri,  nuk kam dëgjuar ndonjë herë për këtë person dhe nuk e njoh”, deklaroi Ahmeti.

Mendoj se vendimi i tyre për dorëzim ka qenë i mirë sepse ka mundur të vriten që të gjithë.

“Un nuk kamë qenë njeriu që i kam organizuar apo që i kam thirrur këtu. Un gjithmonë kamë shpalosur platformën time, se nuk është në interes tonin që të ndahet Maqedonia, incidentet nuk janë në të mirë të shqiptarëve në përgjithësi. Nuk është interes i shqiptarëve që të ndahet Maqedonia, interes i shqiptarëve është që të implementohet Marrëveshja e Ohrit”, deklaroi Ahmeti.

Ahmeti nuk deshi të përgjigjet nëse persona të DZK-së janë të përzier në këtë incident.

“Kam informacione por nuk dua që ti jap për publikun, sepse duhet të përpunohen, sepse çdo informatë nuk është e vërtetë. Duhet të hetohen këto dyshime, nëse kanë qenë persona të DZK-së të përzier në këto punë”, deklaroi Ahmeti.

Ai tha se ka shumë persona që janë të burgosur dhe se ato do të merren në pyetje dhe do të bëhen gjërat më të qarta.

Ai e përsëriti se nuk mund të jap një përgjigje të saktë për qëllimin që kanë pasur personat e armatosur në Kumanovë, sepse ai nuk ka informacione të sakta.

Ai në pyetjen se pse s’ka shkuar që ti vizitojë Kumanovarët, deklaroi se ai ka bërë shumë e më shumë për këtë lagje sepse ka negociuar me personat e armatosur dhe me këtë ka shpëtuar shumë jetë njerëzish. Ai gjithashtu tha se nuk ka dashur që dikush ta fyejë atë e ta puthë në faqe Zaevin, pasi që situata me popullatën ka qenë e tensionuar. Ai tha se do shkojë ti vizitojë banorët por në rrethana më të relaksuara.

Ahmeti tha se do të kujdesen për një gjykim të drejtë, për personat e arestuar.

Sipas Ahmetit ky nuk është rasti i parë që akuzohet për tradhti, ka ndodhur edhe me Harun Aliun.

“Më vjen keq që Haruni përfundoi në atë situatë. Un kamë bërë gjithçka që ai të jetë pjesë e partisë. Ai më braktisi mua dhe shokët. Ai filloi një veprimtari tjetër që un nuk e kamë përkrahur. Unë nuk kamë dëshiruar që ai të përfundojë ashtu”, deklaroi Ahmeti.

Ai foli edhe për krizën politike në vend.

Ahmeti deklaroi se të hënën me liderët do të diskutojmë për kornizat, të paraqesim opsionet për dalje nga kriza.

“BDI ka analizuar situatën kemi dëgjuar të gjitha përgjimet dhe mendoj se shqiptarët duhet ta vlerësojnë sinqeritetin dhe pastërtinë e BDI-së nga të gjitha këto përgjime. Asgjë kontestuese nuk ka pasur për BDI-në. Edhe po të ketë ai që është i përfshirë në krime do të përgjigjet. Un jam në pritje dhe po dëgjoj me vëmendje. Edhe un po të jem i përfshirë do të përgjigjem”, deklaroi Ahmeti.

Ai nuk i konsideron komprometuese përgjimet ku dëgjohet Musa Xhaferi me Sasho Mijallkovi, sepse sipas tij, kjo ka qenë në të mirë të shqiptarëve, dhe se ato kanë qenë pjesë e negociatorëve për të përmbushur marrëveshjet politike.

Në pyetjen se si mund të qëndroni në qeveri me një person të përfshirë në këto krime, me këtë parti, ai tha se respekton vullnetin e shqiptarë.

“Sot ka filluar një dialog me insistim të BDI-së me përkrahje të SHBA-ve dhe BE-së. Un nuk veproj në eufori. Mendoj se nuk është në interes të qytetarëve të lëshohen institucionet. Kjo që ka filluar sot, të shohim rezultate e takimit, kemi ngrit një varg pikash, që nga reformatimi në qeveri deri te Kodi zgjedhor, drejtësia, mediat etj”, shtoi me tej Ahmeti.

Ai tha zgjidhja bëhet vetëm me takime liderësh.

Ahmeti lidhur me protesta deklaroi se është e drejtë e gjithkujt që të protestojnë por pa përdor dhunë.

“Të gjithë le të dalin të protestojnë, por pa dhunë”, deklaroi Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Masalla dhe vetem masalla….. s’ka fund ky njeri!
    vall forcat e RM vepruan sipas rregulloreve dhe normave!?
    Vaj halli per Miletin.

  2. Banu njeher ne jete Burre dhe merre pergjegjesine.
    prano se Ti dhe partia jote keni deshtuar ne cdo plan

Back to top button