Propozime për akuzë kundër 12 pjesëmarrësve në protestat para Qeverisë

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur propozime për akuzë kundër 12 personave për vepër të kryer penale “pjesëmarrje të turmë që do të pengojë person zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”.

“Pas grumbullimit të të gjitha dëshmive dhe fakteve në lëndën, prokurori kompetent publik nga Prokuroria themelore publike Shkup ka ngritur Propozim për akuzë në Gjykatën themelore Shkup 1 Shkup, kundër katër të akuzuarve për vepër të kryer penale gjatë protestave para Qeverisë së Maqedonisë. Në të njëjtën kohë prokurori për kryerësit e veprës penale ‘pjesëmarrje në turmë që do të pengojë person zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare’ kërkoi edhe vazhdimin e masës paraburgim për tre prej tyre, ndërsa për një nga të akuzuarit propozoi ndërrim të masës paraburgim me masë për kujdes”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë publikë të Shkupit.

Gjykata, siç potencojnë nga Prokuroria publike e Shkupit, ka pranuar që propozimi i prokurorit kompetent publik. Në kumtesën thuhet se sot është ngritur edhe propozim për akuzë për grupin e dytë të pjesëmarrësve në protestat.

“Prokurori publik nga Prokuroria themelore publike Shkup akuzoi tetë persona për vepër të kryer penale ‘pjesëmarrje në turmë që do të pengojë person zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare'”, thuhet në kumtesë.

Nga Prokuroria Publike e Shkupit theksojnë se janë plotësuar bazat ligjore dhe se për shtatë të akuzuar është ngritur edhe propozim për vazhdimin e masës paraburgim, ndërsa për një të akuzuar vazhdim të masës paraburgim shtëpiak. b

Lajme të ngjashme

Back to top button