Lepaja: Vetëm NATO e zgjidhë çështjen shqiptare

Analisti Kosovarë Fadil Lepaja ka pohuar se zgjidhja më e mirë për Maqedoninë, dhe rajonin është intervenim i shpejtë i forcave të NATO-së, në pjesët me stabilitet të brishtë.

“Personalisht mendoj, se pa hy forcat e NATO-s në Kumanovë dhe në Preshevë, e këtu në radhë të parë mendoj për Ushtrinë e SHBA, askush nuk mund të vendosë dhe garantoj paqe në këtë regjion të trazuar, të banuar kryesisht me popullatë shqiptare dhe në të cilin përmes krizave po projektohen ambiciet imperiale ruse, serbe dhe maqedonase, për të “pastruar” këtë territor nga “destabilizuesit kujdestare” si fajësohen shqiptarët. Në prapavijë të kësaj, qëndrojnë interesa anti evropiane , dhe antiamerikane për korridoret alternative të gazit dhe naftës nëpër Ballkan dhe me të cilat do të sabotohej korridori tashmë i zyrtarizuar TAP, i cili e pavarëson Evropën nga shantazhet monopoliste ruse”, ka pohuar analisti Lepaja, transmeton sq.kurir.mk.

Ai më tej shtoi se: “Vetëm NATO dhe SHBA mund të garantojnë kufijtë stabil, të hapur dhe të garantojnë sigurinë për të gjithë qytetarët në atë hapësirë, pavarësisht nga nacionaliteti. Vetëm kështu, nyja e fundit ballkanike, e quajtur Maqedoni mund të zgjidhet me paqe, dialog dhe marrëveshje afatgjatë e paqësore në mes maqedonasve dhe shqiptuarve, për një rruge të përbashkët drejt integrimeve euro-atlantike, përfundon Lepaja.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button