Robelli: Diktatori i vogël gjeti edhe disa shqiptarë për të nisur vallen e tragjedisë

22 të vrarë në fundjavë në qytetin e Kumanovës tregojnë një gjë: diktatori i vogël Nikolla Gruevski gjeti edhe disa shqiptarë me para për të nisur vallen e tragjedisë. Kështu vlerëson gazetari dhe analisti politik për Ballkanin , Enver Robelli në një artikull kushtuar ngjarjeve të fundit në Maqedoni.

Sipas tij këta shqiptar që ndezin konflikte ju shërbejnë interesave maqedonase, ruse dhe serbe, pasi shqiptarët nuk dëshirojn luftë.

“Shqiptarët në Maqedoni, e sidomos ata në Kumanovë, që u terrorizuan nga aksioni misterioz policor, duhet të pyesin veten: kush janë këta njerëz, këta shqiptarë që i kanë dhënë vetes mandat të luftojnë, të ndezin konflikt, të rrezikojnë të marrin me vete në greminë edhe civilë të pafajshëm? Nga e marrin ata këtë të drejtë? Apo këtë të drejtë atyre ua dha ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, i cili para pak muajsh tha: anëtarësimi i Maqedonisë në NATO prek interesat nacionale të Rusisë. Është e frikshme se si shqiptarët aq shpesh gjatë historisë së tyre me apo pa vetëdije bëhen pjesë e lojërave të mëdha gjeostrategjike – jo si aktorë, por si monedha për kusuritje në llogari të të tjerëve”, thekson Robelli duke shtuar se Gruevski dhe ish shefi i policisë sekrete Mijallkov shtetin e Maqedonisë e ka bë pronë private.

“Shpërthimi i dhunës mes shqiptarëve dhe maqedonasve pikësëpari është në interes të kryeministrit Nikola Gruevski. Duke qenë pandërprerë në pushtet që nga viti 2006, ai ka arritur ta fusë nën kontroll të plotë shtetin, degët më të rëndësishme të ekonomisë, t’i frikësojë dhe t’i bëjë shërbëtore të tij shumicën e mediave dhe praktikisht të pezullojë veprimtarinë e opozitës. Si shumica e populistëve në Evropën Lindore, edhe Gruevski i ndërton fushatat e tij kundër kritikëve me nacionalizëm.”, theksoi mes tjerash, Enver Robelli.

Lajme të ngjashme

Back to top button