Euro-deputeti Hovit do të marshojë me qytetarët më 17 Maj

Grupi i socialdemokratëve në Parlamentin Evropian e konfirmuan pjesëmarrjen e tyre në marshin e 17 majit ne Shkup, për mbështetje të popullit në betejën e tij për demokraci dhe qeverisje transparente, thuhet në komunikatën e tyre.

Riçard Hovit, i cili është një nga ndërmjetësuesit në dialogun që zhvillohet në Bashkimin Evropian mes VMRO-DMPNE-së dhe LSDM-së, do të marrë pjesë në marshin.

“Shpresoj se prania jonë do të nxitë atmosferë të qetë pas dhunës së javës së kaluar dhe se do t’i dërgojë mesazh të fuqishëm Evropës dhe bashkësisë ndërkombëtare se ndodhitë aktuale nuk duhet të lejojnë kthimin e dhunës ndëretnike”, thuhet në deklaratë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button