Nesër takohen liderët e partive politike

Liderët e katër partive politike në vend, VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH, nesër do të realizojnë një takim.

Dialogu politik do të udhëhiqet mes Gruevskit, Zaevit, Ahemtit dhe Thaçit.

Propozimi që takimi të mbahet nën koordinimin e presidentit Ivanov, është refuzuar nga ana e BDI-së dhe Ali Ahmetit ngase kryetari i BDI-së nuk ka pranuar të ulet në një tryezë me presidentin e shtetit të cilin nuk e pranon.

Takimi është iniciuar nga ana e përfaqësuesve të Bashkësisë Ndërkombëtare që të hapet dialogu për zgjidhjen e  krizës politike.

Lajme të ngjashme

Back to top button