Familja e policit: Kërkojmë ndihmë juridike, Afrimi pa faj po mbahet në burg

Djali i axhës së Afrim Sulejmanit, Uran Seferi, polici I cili një herë kërkohej si I humbur nga familjarët pas natës që ndodhi aksioni policor në Kumanovë deklaron se ende nuk dinë asgjë për Afrimin dhe arsyen pse ai po mbahet në burg.

Ai për Portalb deklaroi se Afrimi me gjithë familjen ka qenë i arrestuar atë natë dhe se ai është I pafajshëm dhe nuk ka pasur asnjë lidhje me grupin e armatosur.

Sipas Uranit, e gjithë familja me gra dhe fëmijë ka qenë nëpër Stacione Policore në Shkup, pasi janë marr në pyetje janë liruar ndërsa Afrimi është mbajtur në burgun e Shutkës në paraburgim.

Ditë më parë, zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski deklaroi se nuk ka pasur gra dhe fëmijë të arrestuar atë natë.

Të ndjekim deklaratën e plotë të Uran Seferit, djalit të axhës së Afrim Sulejmanit.

“Afrimi është i arrestuar me të gjithë familjarët, me gra, me fëmijë dhe me bura, natën e parë në mbrëmje. i kanë marrë nga shtëpia nga bodrumi i kanë nxjerr jashtë pastaj i kanë nda, grat veç dhe burrat veç, i kanë dërguar në stacionet policore në Shkup dhe i kanë nda, Afrimin e kanë dërguar në stacionin e Auto Komandës ndërsa babin tim me dy xhaxhallarët i kanë dërguar ën stacionin policor në Karposh (Fitor Seferi  Halit Sulejmani dhe Sefer Seferi), pastaj gratë i kanë dërgua në stacionin policor në Butel, njëra është 80 vjet Xhemile Seferi, nëna ime Turqime Seferi, nusja e axhës Zenije Seferi dhe vajza e axhës 6 vjeçare,  një 13 vjeçare motra ime 16 vjeçare dhe halla me fëmijët, të nesërmen gratë i kanë liruar, djalin 16 vjeçar babai dhe xhaxhallarët i kanë liruar më vonë, ndërsa Afrimin e kanë mbajtur. Për Afrimin u vërtetua se është i pastër dhe se do ta shohin vetëm për armë pasi është polic e ta kontrollojnë armën e tij, deri me tani nuk dimë asgjë, nuk e dimë çka është puna për çka është i mbyllur aty, tani është në paraburgim në burgun e Shutkës. Ne nuk e kemi pa nuk na është lejuar, si na kanë tregu njerëzit që ai është aty, gjithashtu na kanë treguar kushëri që kanë qenë bashkë me atë se tre gishtat e dorës i ka të lënduar ndërsa po këta njerëz kanë thënë që së bashku me Afrimin policia i kanë rrahur. Sipas mundësive nuk kemi lënë vend pa kërkuar ndihmë juridike. Ai nuk ka kurrfarë faji, nuk ka qenë i lidhur me këto grupe”, deklaroi Uran Seferi.

Familja e policit Afrim Sulejmani gjithashtu i është drejtuar për ndihmë Avokatit të popullit, Ixhet Memeti i cili për Portalb bëri të ditur se ka udhëzuar familjarët se si të veprojnë.

“Kemi biseduar me familjarët e policit i cili mbahet në paraburgim dhe i kemi informuar se çfarë dhe si duhet të veprojnë. Ne do të ju ndihmojmë me kompetencat që kemi”, tha Memeti./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button