Menduh Thaçi, a je me ne popullin, a më arushen ?

Forcë ushtarake për drejtësi për shqiptarë në Maqedoni, paqe në Ballkanë ose lufta të reja do të ketë në të gjithë Ballkanin.

Prishtinë, 13 maj – Agjenda për të ec drejtë EU, dhe NATO-së nuk është duke djegur shtëpi, duke vrarë dhe duke arrestuar e trathtuar shqiptari- shqiptarin, a po më mirë trathtari luftëtarin.  Por jo, edhe duke luftuar në mes etnisë, këtë rrugë nuk e pranon, nuk e njeh Evropa.

Më shtyri të shkruaj deklerata e Menduh Thaçit, ishte aç e zbrazur dhe boshe. Të tilla ishin fjalët e këtij të vet-quajtur lider politikë.

Çka do që ka ndodh, kush do që ka gisht në ngjarjen që ndodh në Kumanovë, ju ishit të mbyllur, dhe fare nuk patet guxim të thoni as një fjalë, ju Menduh Thaçit keni dështuar më politikën tuaj atje, dhe mos shitni siç thotë populli ‘’ dushkë për gogla ‘’, është mirë që ju dhe të gjithë shqiptaret të dilni nga qeveria por më veti duhet të merreni dhe të lironi nga prangat shqitarët që janë të arrestuar nga çetniko- maqedonasit.

Si patët forcë shpirtrore dhe morale të heshtni para të gjithë atyre breshëri plumbash dhe tani pas shumë shkatrrimi si në Palistin të dilni dhe të thoni: ‘’ Mos i dëgjoni  “ndershëm” që punojnë për gjithkënd e assesi nuk punojnë për shqiptaret, qëllimi i tyre është që shqiptarët ti bëjnë mish për top në betejën mes partive maqedonase, ne nuk kemi asgjë të përbashkët si shqiptar me agjendën e partive maqedonase ‘’

Ju e vërtetë nuk keni asgjë të përbashkët, sepse ata vrasin , ata djegun, ata arrestojnë ju jeni viktim më vet dëshirë, të etur për pushtet,  ndërsa etjen tuaj për pushtet po e paguan populli më çmimin më të lart, popullin shqiptar e qitni para topit të tyre { sllave –maqedonasve }dhe kjo ka dy pole të kundërta, në këtë pajtohem më ty.

Po si nuk ke mora ca pika gjaku të shqiptarit, po si nuk ke more një gjuhë më ca fjalë të një shqiptari, por si mund të gjykosh ata që erdhen në 2001-shin, erdhen aty për të luftuar për padrejtësit që ju beheshin shqiptarëve, moren më veti shumë plagë, moren edhe plumba për të qen një drejtësi për gjuhë, flamur, për popullin shqiptarë që jeton në tokën autoktone në shtetit e vet-quajtur Maqedoni.

Po ti Menduh Thaçi mirë e di, që akoma nuk ka një rexhistrim civil të sakt se kush është atje shumicë, ti e di që fare nuk është zbatuar marrveshja e Ohërit. Si mund të thuash që vendin do të qojmë përpara, vendin do ta qojmë në UE dhe në NATO, do e qoni më shqiptar a po pa- shqiptarë ???

Një gjë të them, kurrë Evropa nuk do pranoj pushtetet të korruptuara, pushtete kriminale që kurrë thellohen në të zezat e veta, për të bëmat e veta e paguan populli më gjak. Mjaft më deklerata primivite dhe jo njerzore, aspak politike, dhe të gjitha këto që thua i shërbejnë konspiracionit sllavo-maqedonase dhe serbo-ortodokse.

Duhet të kapemi për të fortit dhe për atë që ka në botë sovranitetin e tij, është koha që SHBA-ja, Bashkësia Ndërkombëtare, OSBE-ja të jenë në Maqedoni. Gjendaja atje është e rënd, atje është më keq se sa që thonë mediat, se sa thotë Menduh Thaçi, atje duhet drejtësi, atje duhet të njihet e drejta e shqiptarëve dhe ketë e garanton, më afatë të gjatë dhe i sjell paqe vetëm Bashkësia Ndërkombëtare më në krye më SHBA-në.

Çka do fitoj nga kjo rrëmuj – luftë populli shqiptarë atje. Dikush duhet të jep përgjithësi për ato ngjarje, trondotje që ju dhuruan shqiptarëve, për breshërit e plumbave të maqedonasve, nuk mjafton dorheqja e tyre, por ju të politikës bashkë më ta duhet të jepni përgjithësi, të shpjegoni se kush i bëri, nga kush ishin të shtyra dhe pse ndodh kjo. Ne e dimë nga e kaluara që të shtypurit ngritën në luftë për të larguar shtypjen, presionin, dhunen dhe vrasjen. Populli është mobilizuar për të drejtën për të pasur gjuhën e vet, flamurin e vet, shkollat e veta, Universitetet e veta dhe të jenë pjes e shvillimeve dhe mbojtjes ushtarake, policore, arsimore, zhvillimore, ekonomike etj.

Politika juaj dhe politika e Ali Ahmetit nuk ju sjelli të mira shqiptarëve të të vet-quajtur Maqedoni. Atje ju nuk i mbajt premtimet e dhëna, nuk relizuat aspiratat dhe nuk përmbusht amanetin e dëshmorëve të UÇK-së.

Unë në emër të klubit të shkrimtarëve në Besianë – Prishtinë, ju bej thirrje Bashkësisë Ndëekombëtare më në krye më SHBA-në, që të marrin gjendjen nën kontroll, ju jeni stabiliteti afat gjatë në Ballkan, dhe ju do jeni e vetmja forcë që do të mund të ndaloni luftrat dhe gjak-derdhjet e reja. Sa më shpejt aç më mirë, sa më shpejt që do keni gjendjen nën kotroll do të sheptoni jetra, do të ndaloni gjakun dhe do të kemi të gjithë ne stabilitet në Ballkan dhe në Evropë, se në këtu jemi Evropë.

Më respekt dhe nder nga Rudi Berisha
Prishtinë, 13 maj 2015

Lajme të ngjashme

Back to top button