Tiranë, Arrestohet polici rrugor për falsifikim e shpërdorim detyre

Një ish punonjës i policisë rrugore është arrestuar  nga policia pasi dyshohet se ka abuzuar me detyrën. Renato Gjonaj, me detyrë inspektor është vënë në pranga, ndërsa ndaj tij është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”.

Sipas policisë, arrestimi i tij është bërë pasi ekzistojnë dyshime të arsyeshme se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “falsifikim i dokumenteve”.

Nga hetimet e kryera është provuar se, punonjësi i policisë Renato Gjonaj në periudhën korrik-gusht 2013 gjatë kryerjes së detyrës së ti, nëpërmjet mekanizmit të falsifikimit të Procesverbalit të Konstatimit të Shkeljeve, ka konsumuar në 32 raste elementet e veprës penale“Falsifikim i dokumenteve” dhe në 5 raste veprën “Shpërdorim i detyrës”. Këto shkelje të ligjit janë provuara me dëshmitë e drejtuesve të mjeteve të gjobitur prej Gjonajt, kqyrjet e dokumenteve dhe akt ekspertimet nga Instituti i Policisë Shkencore.

Renato Gjonaj ishte njëri prej punonjësve të Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës, që u larguan nga detyra në muajin shtator të këtij viti, pas reformës së nisur aty.

Lajme të ngjashme

Back to top button