Pas kthimit të opozitës do të formohet komisioni anketues për përgjimet

Parlamenti i Maqedonisë do të formojë Komisionin Anketues për verifikimin e aspekteve dhe citateve të lidhura me bisedat e përgjuara.

Kjo u konkludua në takimin koordinues të kryetarit të Parlamentit Trajko Veljanovski me nënkryetarët dhe koordinatorët e grupeve parlamentare.

Siç njoftoi kabineti i Trajko Veljanoskit, Komsioni anketues do të formohet në momentin kur deputetët nga opozita që bëjnë pjesë në Lidhjen Socialdemokrate të Maqedonisë dhe partive të tjera në këtë koalicion do të kthehen në Parlament, që kryesisht paraqet mesazhin kryesor nga komuniteti ndërkombëtar. Me Komisionin anketues do të kryesojë një deputet i opozitës.

Lajme të ngjashme

Back to top button