Rriqrat, 205 raste të pickimit në Malishevë

Përmirësimi i motit dhe ngritja e temperaturave duket se po ndikon në favorizimin e rriqrave, pickimi i të cilëve konsiderohet ndër shkaktarët kryesorë për infektim nga ethet hemorragjike Krime-Kongo (EHKK).

Në komunën e Malishevës raportohet për rritje graduale të rasteve të pickimit krahasuar me fillimin e pranverës, ndërkohë që sivjet 205 raste janë trajtuar në qendrën e këtushme shëndetësore.

Ditët me diell shihen me ndrojtje në Malishevë e rrethinë, që konsiderohet zonë e ndjeshme për shfaqjen e EHKK-së. Moti i përcjellë me temperatura të ulëta dhe bora në fillim të prillit, si duket patën penguar mospërhapjen e shpeshtë të rriqrave.

Përkundër shihen si të domosdoshme për bujqësinë, pranvera dhe vera këtu për shumëkënd janë të padëshirueshme shkaku i mundësisë së infektimit me ethet hemorragjike, që në këtë pjesë të vendit, vitet e tjera kanë lënë edhe të vdekur. /zeri/

Lajme të ngjashme

Back to top button