Protesta para Parlamentit: “Nikolla diktator, dorëhiqu!” (FOTO/VIDEO)

Në mënyrë të qetë përfundoj protesta e tetë para Parlamentit, ku qytetarët edhe një herë shprehën pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe kërkuan dorëheqje si dhe përgjegjësi për ngjarjet e fundit që ndodhën në Kumanovë. Sërish u paralajmërua që protestat do të zhvillohen edhe nesër, në të njëjtën kohë, në orën 18 para Qeverisë.

 Protesta në Shkup 12.05.15 15

20.00 Protesta po zhvillohet në mënyrë të qetë kurse protestuesit brohorisin “Nikolla diktatori”, “Dorëheqje”, “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe”.


Protesta në Shkup 12.05.15 13

 

Protesta në Shkup 12.05.15 14

Protesta në Shkup 12.05.15 12

19.45 “Ne nuk do të ndalemi. Nuk frikësohemi më. Jemi të lodhur na pushteti totalitar dhe këto inskenime dhe skenare të tmerrshme! Ne duam qetësi dhe drejtësi, e kjo mund të ndodh vetëm kur Ju do të largoheni!Menjëherë!, thonë anëtarët e lëvizjes “Protestoj”.

Protesta në Shkup 12.05.15 11

Protesta në Shkup 12.05.15 10

19.30 Me pankarta në duar qytetarët vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë, lirimin e aktivistëve të arrestuar si dhe formimin e një qeverie teknike.  “Nëse deri dje ishim lëvizja ‘ Stop për brutalitetin policor’, sot jemi lëvizja që kërkon dorëheqje e kësaj qeverie që mori jetën 8 personave dhe tani nuk mban përgjegjësi”, thonë qytetarët.

Protesta në Shkup 12.05.15 9

Protesta në Shkup 12.05.15 7

Protesta në Shkup 12.05.15 8

19.15 Qindra qytetarë të cilët po protestojnë arritën para Parlamentit, ku mund të vërehet edhe prania e policisë.

Protesta në Shkup 12.05.15 6

19.05 “Jemi duke protestuar kundër kësaj qeverie që shkatërroi Maqedoninë. Nuk jemi të dhunshëm, duam protesta të qeta” thonë qytetarët.

Protesta në Shkup 12.05.15 5

Protesta në Shkup 12.05.15 4

19.00 Protestuesit nisen drejt Parlamentit, ku do të vazhdojnë të protestojnë në mënyrë të qetë.

Protesta në Shkup 12.05.15 3

Protesta në Shkup 12.05.15 1

Protesta në Shkup 12.05.15 2

18.50 Qytetarët ankohen se janë të ç’kyçur nga qeveria në mënyrë totale dhe kjo është ajo që cenon demokracinë. Shteti është i popullit dhe jo i qeverisë

Qytetarët filluan të mblidhen në rrugën në afërsi të Qeverisë, për të protestuar kështu kundër politikës së këtij pushteti, ku disa herë me radhë ata kërkuan dorëheqje të funksionarëve më të lartë, pas publikimit të përgjimeve nga opozita maqedonase, në të cilat dëgjuam keq menaxhim dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Protesta në Shkup 12.05.15

Protesta në Shkup 12.05.15

Lajme të ngjashme

Back to top button