Mbështjeje financiare për dëmin psikologjik ne Kumanove dhe jo vetëm material!

Vendimet e qeverisë për mbështetjen financiare tani më të njohura për publikun, mbulojnë dëmet material të shkaktuara nga konflikti armatosur. Se si do të mbulohet, koha do ta tregojë?! Megjithatë, formimi i Komisionit për mbulimin e dëmevë, në pamje të parë duket më tepër politik se teknik/logjistik. Në përbërje një Komision i mirëfilltë duhet detyrimisht të ketë pjesmarrës apo përfaqësues të banorëve vendor (të lagjes), si dhe sektorit civil/qytetar (OJQ). Nëse jo, atëherë një komision nga qeveria dhe komuna, është i njëanshëm dhe vështirë do të bëjë matjen reale të dëmeve materiale në rend të parë.

Po, lidhur me dëmet psikologjike, traumat dhe efektet e konfliktit të armatosur , që përjetuan popullata e Lagjes së Trimave, nuk ndëgjova për ndonjë program qeveritar. Programe të tilla janë më se të nevojshme, dhe praktikë e zakontë në shtete të konsoliduara. Kostoja financiare e një konflikti të tillë të armatosur, nuk është “ngarkesë” shtesë e shpenzimeve qeveritare. Buxheti publik (qendror apo lokal) krijohet nga taksapaguesit e vendit (përfshi banorët e Lagjes së Trimave) dhe jo nga partitë politike që udhëheqin me buxhetin në nivel qëndror (buxheti qeveritar) apo lokal (biuxheti komunal). Partitë politike në pushtet janë vetëm ekzekutues të mirë ose të keq të buxhetit publik, i cili duhet të jetë në shërbim të plotë të interesave të popullatës. Shpenzimet e armatimit të rëndë nga policia dhe ushtria që u përdor në konfliktin e Kumanovës, për ironi, gjithashtu mbulohen nga taksapaguesit dhe jo nga partitë politike.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button