Ambasadorët porosi BDI-së: Të merr pozicion të fortë për të mirë të qytetarëve

Bashkësia ndërkombëtare kërkon që BDI-ja të ndihmojë në mënyrë të qartë, në hetimin e kriminalitetit të përfaqësuesve qeveritar, që u zbardhën me publikimin e bisedave të përgjuara. Porosia e fortë dhe ashpër e “gjashtëshes ndërkombëtare” të përbërë nga ambasadorët e Italisë, Francës, Gjermanisë, BE-së, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, sot iu dha edhe liderit të BDI-së, Ali Ahmeti. Ndërkombëtarët i kërkuan Ahmetit, që partia e tij BDI-ja, e cila gjendet në koalicion prej 7 vjetësh tashmë me VMRO DPMNE-në, të marrë pozicion të fortë për të mirë të qytetarëve.

“Përshëndesim rolin konstruktiv të BDI-së, fundjavën e kaluar, përfshirë këtu edhe pjesëmarrjen në Këshillin e Sigurimit. Shpresojmë se BDI-ja do të vazhdoj me qasjen e tillë konstruktive edhe në aktivitetet me të gjitha palët dhe institucionet. BDI-ja, si pjesëtare e koalicionit qeveritar, ndan përgjegjësi për avancimin e vlerave dhe parimeve demokratike. Prandaj, partia ka obligim të ndihmoj në ndërtimin e institucioneve të vendit dhe të siguroj se veprat kriminale të zbardhura me publikimin e bisedave të përgjuara, të hetohen në mënyrë transparente dhe të besueshme. Tani, më tepër se asnjëherë, shpresojmë që BDI-ja të marrë pozicion dhe të shfrytëzoj ndikimin e vet për të mirën dhe ardhmërinë e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, deklaroi Ernesto Beleli, ambasador i Italisë në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button