Thaçi: Maqedonia është një aleat dhe partner për Kosovën

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi deklaron se qeveria e tij është në bisedime të drejtpërdrejta me Qeverinë e Maqedonisë, dhe kanë marrë masat e duhura për të siguruar kufirin e Kosovës me Maqedoni.

Kosova është në kërkim të një bashkimi eventual me BE-në.”Jam thellësisht i brengosur mbi dhunën që ka shpërthyer në Maqedoni gjatë vikendit. Kam vizituar Shkupin kohëve të fundit, jam takuar më lidershipin e atij vendi dhe Kosova e sheh Maqedoninë si një aleat dhe partner”, ka thënë Thaçi.

“Le ta themi më zë dhe ta bëjmë të qartë, këto forca që po punojnë të sjellin jo stabilitet në Maqedoni janë armiqtë më të mëdhenj të stabilitetit në tërë Ballkanin, përfshirë edhe Kosovën”, deklaroi Thaçi.

Lajme të ngjashme

Back to top button