Muller: Nuk jemi të eliminuar, kemi shanset tona

Thomas Muller nuk e ka ndërmend ti dorëzohet Barcelonës në misionin për të arritur finalen e madhe të Ligës së Kampionëve. Muller me mentalitet tipik gjerman ka thënë se Bayern nesër mund ta shokoj botën.

“Do të bëjmë gjithçka çfarë është e mundur. Që nga ndeshja e humbur në “Camp Nou” ne e kemi menduar këtë moment, dhe tani ka ardhur koha për kundërpërgjigje. Nuk jemi të eliminuar, kemi shanset tona, kemi publikun tonë dhe se mund ta shokojmë botën me atë çfarë mund të bëjmë” ka thënë Muller.

Lajme të ngjashme

Back to top button