Angellov: Do të kandidohem për Kryetar shteti

Stojanço Angelov është kandidat për kryetarë shteti nga partia Dinjiteti, në zgjedhjet e ardhshme në pranverë.

Fillimisht do duhet t’i grumbullojnë 10 mijë nënshkrime nga qytetarët, ndërsa më pas edhe zyrtarisht do e fillojnë fushatën e tyre. Nënkryetari i partisë, Bllagoja Markovski tha se gjenerali Angelov, do i kërkojë votat e qytetarëve të pakënaqur nga ngjarje në vend në 20 vitet e fundit. 

“Më mbetet që nëse  zgjidhem si kryetarë, në periudhën e ardhshme të mbushur edhe me më shumë sfida, të premtoj se do luftoj në mënyrë më të fuqishme, pa kompromis për t’i përfaqësuar dhe mbrojtur interesat kombëtare dhe shtetërore të Maqedonisë”, tha Stojanço Angelov, kandidat për president nga partia Dinjiteti.

Lajme të ngjashme

Back to top button