TV Kanal 5 “krasit” deklaratat që nuk janë pro Gruevskit (VIDEO)

Mediumi proqeveritar Kanal 5, ka cenusuruar Gjeneralin në pension, Ilija Nikollovskin për shkak se ai tha terroristët ndoshta janë paguar për të bërë këtë në Kumanovë dhe theksoi se askush nuk do të mund t’i prish marrëdhëniet ndërkombëtare. Pasi ka shkuar në etër intervista, e njëjta nuk është gjendur askund më tej në ueb faqen e tyre ku i nxjerrin të gjitha lajmet. Megjithatë dikush e ka ruajtur këtë intervistë që me të madhe shpërndahet në Internet. Videot janë në maqedonisht.

“Interesi strategjik i Shqipërisë është Kosova dhe të gjithë të tjerët të jenë të qetë dhe të qëndrueshëm. Vlerësimi i shumë specialistëve, dhe kjo është në kundërshtim me atë që qeveria pretendon, është se bëhet fjalë për njerëz të paguar. Unë nuk e di se kush është organizatori dhe që kontrollon këtë krizë, por unë kam një ndjenjë se organizatori disa gjëra nuk  i ka paraparë dhe se disa gjëra i kanë dalë jashtë kontrollit. Unë kërkoj organizatorët të marrin masa që të mos eskalojnë kjo. Unë nuk dua që ne të mendojmë se dikush thyen një aksion policor, por me numrin e viktimave kam një ndjenjë se ndonjëri nga policët  i  ka ekspozuar si mish i gjallë “, tha Nikolovski.

Është censuruar edhe Intervista në Kanal 5 me Maksim Dimitrevskin, anëtar i Këshillit të Komunës së Kumanovës nga radhët e LSDM-së, u ndërpre, pasi ai kërkoi publikisht dorëheqjen e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, për shkak të zhvillimeve të fundit.


Lajme të ngjashme

Back to top button