Debat i nxehtë në Kuvend: Ermira – Orhanit: Mbylle gojën!

Debati parlamentar për ratifikimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Kosovës për hapjen e pikës së re kufitare Bellanoc – Stançiq, i ka nxehur gjakrat e deputetëve shqiptarë. Deputetët i dhanë dritë jeshile marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Kosovës.

Pas akuzave të ashpra të deputetit të PDSH-së Orhan Ibrahimi drejtuar BDI-së, deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ermira Mehmeti,  ka kërkuar nga kryeparlamentari Trajko Veljanovski, që të mos i lejojë kolegut nga Partia Demokratike Shqiptare, Orhan Ibrahimi, që të debatoj pa argumente dhe të akuzoj pa fakte zyrtarët e BDI-së.

Pas nxehjes së gjakrave, Veljanovski ka ndërprerë seancën dhe ka dhënë pauzë prej një ore, ndërsa akuzat kanë vazhduar në sallë.

‘Mbylle gojën!‘me këto fjalë i është drejtuar deputetja e BDI-së, kolegut të saj të PDSH-së Orhan Ibrahimi, të cilin më pas e ka akuzuar se ka sjellje pre një ‘rrugaçi’.

Paraprakisht, gjatë debatit, deputet i PDSH-së, Orhan Ibrahimi, tha se BDI është parti antishqiptare ndërsa zyrtarët e këtij subjekti po i varfërojnë shqiptarët çdo ditë, duke punuar vetëm për interesa personale. 

“Shqiptarët e Maqedonisë punojnë për 100 hajna, 100 spiuna, 100 huligan, të cilët aspak nuk përkujdesen për popullin e vet. Përkundrazi, ata janë të instaluar që popullin e vet ta ndjekin përmes mekazimave shtetërore, të sponzorojnë ekzodusin, të hapin burgje përplot me shqiptar. Ky është mjerimi. Shqiptarë të ndershëm mos ja falni këtij grupi antishqiptar, kësaj partie ose para partie që thotë se ‘tenton’ ti mbrojë shqiptarët”, tha Orhan Ibrahimi nga foltorja e Kuvendit.

Këto akuza ishin shkak për reagimin e deputetes së BDI-së, Ermira Mehmeti, e cila tha se kolegu i saj nga PDSH-ja nuk mund të bëjë kualifikime të tilla dhe të fshihet pas imunitetit të deputetit. Ajo kërkoi të ndërpritet ky lloj komunikimi.

“Kërkoj që ti tërhiqet vëmendja kolegut Orhan Ibrahimi, sepse retorika të cilën ai e përdor nga foltorja e Parlamentit megjithatë nuk mund të fshihet pas petkut të imunitetit. Jemi të gjithë njerëz qytetar, që përfaqësojmë dikë, që kemi familje dhe fyerjet dhe ofendimet që ju drejtoni nga kjo foltore në vazhdimësi kanë tejkaluar normat e mirësjelljes. Prandaj, kërkoj më shumë etikë. Ju nuk e keni ekskluzivitetin këtu për të përcaktuar, kush janë tradhtar, e kush patriot” tha Ermira Mehmeti.

“Hapja e kalimeve të këtilla kufitare e cila ka për qëllim lehtësimin e jetëve të qytetarëve, e cila ka për qëllim mundësimin e shkëmbimit  pse jo ekonomik e tregtar në këto zona, e cila ka për qëllim afrimin e qytetarëve dhe kjo është sidomos me rëndësi nëse kemi parasysh se në zonat kufitare jo rrallë-herë qytetarët apo banorët lidhin edhe marrëdhënie martesore, krijojnë familje” tha ajo.

/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button