MPB: Përfundoi aksioni në Kumanovë

MPB mund të informojë që aksioni në Kumanovë ka përfunduar, tha në pres konferencën për media zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski.

Sipas tij, policia ka gjetur 14 trupa të veshur me uniformë.

“MPB punon në identifikimin e terroristëve të vrarë. Nga ata ende nuk është konfirmuar i ashtuquajturi komandant Nato. Ky grup ka më shumë se 40 persona, kurse ata kishin planifikuar sulmin e institucioneve shtetërore në Maqedoni”, tha Kotevski.

Ai shtoi se numri i policëve të vrarë ka shkuar në tetë. Në vendin e ngjarjes është gjetur arsenal i madh i armëve.

“Liderët e grupës së armatosur ishin Muhamed Krasniqi i njohur si komandant Malisheva, Mirsad Ndrecaj, i njohur si komandant Natyo, Sami Uksini i njohur si komandant Sokoli, Beg Rizaj dhe Dem Shehu. Tre nga këta janë në grupën e atyre që u dorëzuan në polici”

 

Lajme të ngjashme

Back to top button