Artan Aliu: Në foto nuk janë sulmuesit në Kumanovë, por civilë

Artan Aliu, familjar i personave të arrestuar dje nga polcia në Kumanovë, thotë që në fotografinë e Tv Telmes nuk janë sulmuesit në Kumanovë por janë persona civil që kanë qenë duke u evakuuar nga lagjja “Bajram Shabani” e Kumanovës.

Ai për Portalb shprehet se personat janë famijar të tij dhe ishin në paraburgim nga dje deri në ora 17 sot.

“U paraqit ajo foto ku thuhej se personat janë sulmues të policisë në Kumanovë por unë ju siguroj që kjo nuk është e vërtetë sepse ata janë familjarët e mi që deshën të largohen nga lagjja “Bajram Shabani” ku edhe jetojnë për shkak të situatës së keqe në Kumanovë. Bëhet fjalë për Gëzim Jasharin, Sevdail Jasharin, Selim dhe Ehad Jashari. Ata i morën pjesëtarët e familjes së tyre dhe thirrën taksi për tu larguar në një fshat në Likovë. Pasi kanë qenë më shumë persona, nuk ka pasur vend në taksi për 4 persona dhe këto burra janë nisur në këmbë drejtë poshtë qytetit. Në fund të rrugës, te bulevardi i pazarit i ka takuar polcia dhe i ka arrestuar. ” tha për Portalb Aliu.

Portalb vetëm transmetoi fotografinë e Tv Telmës si që transmetojmë informata të tjera nga kolegët tanë, megjithatë redaksia kërkon falje për këtë keqkuptim.

Lajme të ngjashme

Back to top button