Goli i Kasamit, më i mirë se i Marco van Basten

Trajneri i Fulhamit, Martin Jol, ka lavdëruar golin e Pajtim Kasamit kundër Crystal Palace, duke thënë se ky gol ishte më i mirë se ai i Marco van Basten kundër Bashkimit Sovjetik në Euro ’88.

“Goli i Kasamit është më i mirë se sa që e mendojnë njerëzit. Nuk mund ta krahasoni me atë të van Basten, jo. Ky ishte më i mirë”.

“Mund të flisni për volley apo goditje me të parën dhe ajo është e vështirë – por duket paksa më e lehtë. Ky ishte një sprint 30-40 metra, sepse ai luajti në anën e majtë, doli në anën e djathtë të zonës së rrezikshme, e kontrolloi topin dhe goditi”.

“Nuk mendoj se ai do shënojë kësi gol përsëri. Por mendoj, se do jetë goli i fundit i më të mirëve në këtë sezon”.

Ja goli i Kasamit:

Lajme të ngjashme

Back to top button