Kumanovë, njëri nga policët e vrarë është shqiptar, rritet numri i viktimave
Në Klinikën e Shkupit ka ndërruar jetën edhe një pjesëtar i policisë, njoftojnë mediat në gjuhën maqedonase. Me këtë, numri i policëve që kanë humbur jetën gjatë aksionit policor në Kumanovë është gjashtë.
Ministrija e brendshme Gordana Jankullovska njoftoi mbrëmë identitetin e vetëm tre policëve të vrarë. Gazeta Shenja mëson se njëri nga policët e vrarë në përleshjen e armatosur në Kumanovë është nga fshati i Studeniçanit të Shkupit. bëhet fjalë për Isamedin Osmanin, 32 vjeçar, pjesëtar i njësitit të forcave speciale EBR dhe baba i dy fëmijëve.
Lajmi është konfirmuar edhe nga familja e tij, ndërsa sot do të bëhet varrimi.