Australia preket nga zjarret masive

Zjarrfikësit në Australi po përballen me dy zjarre masive në afërsi të Maleve Blu, si pjesë e përpjekjeve për të kontrolluar vatrat e zjarrit që kanë përfshirë shtetin Nju South Uells.

Operacione në masë të gjerë po ndërmerren nga autoritetet me qëllim shmangien e përkeqësimit të situatës që parashikohet të ndodhë të mërkurën. Ditën e martë në mëngjes, mbi 60 zjarre ishin ende aktivë, 13 prej të cilëve jashtë kontrollit. Rajoni përjetoi shira të imëta në orët e mëngjesit, por zjarrfikësit thanë se ato ishin të pamjaftueshme për të zbutur zjarret, transmeton Albeu.

Nju South Uellsi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme ditën e diel, pas konstatimit se bëhej fjalë për zjarret më të rënda ndër vite. Shërbimi i zjarrfikësve në këtë shtet deklaroi se zjarret në shtetin e Majnit dhe në Malin Viktorja janë frenuar, në mënyrë që të parandalohet krijimi i një vatre të tretë në lokalitetin Springud.

Lajme të ngjashme

Back to top button