BFI do ti sanksionojë personat të cilët uzurpuan BFI-në
Rijaseti i BFI falënderon të gjitha organet dhe institucionet për përkrahjen e parezervë që i kanë dhënë Rijasetit gjatë këtyre ditëve.
“ Rijaseti gjithashtu falënderoi të gjithë besimtarët si brenda vendit ashtu edhe ata nga jashtë për gjithë përkrahjen dhe mbështetjen që e kanë bë nëpërmjet telegrameve dhe telefonatave, të cilët e dënojnë sulmin e paskrupullt në BFI. Përkrahja dhe mbështetja e tyre dhe dënimi i dhunës, ka qenë një motiv më tepër që Rijaseti të ruajë unitetin, gjakftohtësinë dhe një shtytje më tepër për të vepruar me mençuri e zgjuarsi në këto momente të vështira, nëpër të cilat kalon BFI.
Gjithashtu, në këtë mbledhje u morr vendimi për sanksionimin e personave të cilët organizuan uzurpimin e dhunshëm në BFI, dhe ndaj të cilëve u morr masa e suspendimit nga Bashkësia Fetare Islame.
Përkrahje për BFI-në ka dhënë edhe Bashkësia Islame e Kosovës.